Maqedoni
Pendarovski, fjalim në Asamblenë e 78-të të KB-së
22.09.2023 12:49
Presidenti Stevo Pendarovski do të mbajë fjalim në Debatin e Përgjithshëm të Asamblesë së 78-të..

Presidenti Stevo Pendarovski do të mbajë fjalim në Debatin e Përgjithshëm të Asamblesë së 78-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, i cili mbahet me temën “Rindërtimi i besimit dhe rifillimi i solidaritetit global: Përshpejtimi i veprimit në agjendën 2030 dhe objektivat e saj të zhvillimit të qëndrueshëm drejt paqes, prosperitetit, progresit dhe qëndrueshmërisë për të gjithë.
Është paraparë që presidenti Pendarovski të ketë takim me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, në të cilin presidenti Pendarovski do ta nderojë Organizatën e Kombeve të Bashkuara me Urdhrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe çmimin do t’ia dorëzojë Sekretarit të Përgjithshëm Guterres.
Organizata e Kombeve të Bashkuara dallohet me urdhrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndihmën dhe mbështetjen e madhe në përballjen me pasojat e tërmetit katastrofik të Shkupit dhe për kontributin e paçmuar në rindërtimin e qytetit të Shkupit, i cili u shndërrua në qytet solidariteti dhe simbol i vërtetë i miqësisë mes kombeve.
