Botë

Ukraina bombardon tanket ruse në vijë të frontit

22.09.2023 13:11

Forcat ukrainase po vazhdojnë t’u shkaktojnë dëme të mëdha forcave ruse në kuadër të luftimeve të tyre....

Forcat ukrainase po vazhdojnë t’u shkaktojnë dëme të mëdha forcave ruse në kuadër të luftimeve të tyre. Kësaj here ata bombarduan tanket ruse duke hedhur bomba mbi pajisjet e tyre luftarake në vijë të frontit.
 
Pamjet e këtyre sulmeve u publikuan nga Brigada e 68-të e veçantë Jaeger e Forcave të Armatosura të Ukrainës.Tanket e blinduara ruse përfshihen nga flakët, derisa sulmohen nga dronët ukrainas. Dhjetë variante suedeze të tankeve Leopard 2A5, të njohura si Stridsvagn 122, kanë arritur në Ukrainë. Tanket drejtohen nga ekuipazhet ukrainase të trajnuar në Suedi, raporton skynews. Ndryshe, Suedia është një ndër shtetet kryesore nordike që po e ndihmon ushtarakisht Ukrainën, e cila po lufton me pushtuesit rus që nga 24 shkurti i vitit të kaluar.