Botë

ShBA, Osmani takoi zëvendëskëshilltarin, Finer, Osmani: Roli i ShBA-së, përcaktues në dialog

22.09.2023 14:14

Republika e Kosovës kërkon bashkëpunim më të madh politik me ShBA-në pasi konsideron se roli i ShBA-së...

Republika e Kosovës kërkon bashkëpunim më të madh politik me ShBA-në pasi konsideron se roli i ShBA-së është përcaktues në dialogun me Serbinë dhe ndërmjetësimin e BE-së.
 
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë takimit me zëvendëskëshilltarin për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jon Finer, në Nju Jork tha se pavarësisht zhvillimeve aktuale politike dhe të sigurisë në rajon, Kosova mbetet e përkushtuar për paqe, dialog dhe partneritet. Ajo theksoi se Kosova ka nevojë “për më shumë bashkëpunim politik” me ShBA-në.
 
“Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës do ta mundësojë rifillimin konstruktiv të dialogut, teksa roli i ShBA-së, është përcaktues në dialog”, tha Osmani sipas njoftimit të lëshuar nga zyra e saj, ku u shtua se në takim u bisedua për tensionet e fundit në veri të Kosovës.
 
Osmani tha se Kosova ka ndërmarrë hapa për çtensionimin e situatës në veri të Kosovës “dhe është e përkushtuar të punojë me aleatët, në veçanti me ShBA-në, për të adresuar sfidat e sigurisë”.