Sezoni i ngrohjes, Bislimovski: Të riparohet gazsjellësi në “Bellasicë”
Deri sa të rregullohet gypi që u përfshi nga flaka...

Deri sa të rregullohet gypi që u përfshi nga flaka në urën “Bellasica” të Shkupit, Komisioni Rregullativ për Energjetikë nuk do të përcakton çmim të ri të ngrohjes qendrore në Shkup.
Ky është vendimi i prerë i Komisionit Rregullativ për Energjetikë dhe kryetarit të saj, Marko Bislimovski. Ky i fundit pohoi se deri tek ky vendim është arritur, sepse fakti që aktualisht nuk ka tubacion të ri në këtë urë, ajo nënkupton se faturat e energjisë termike për qytetarët e Shkupit do të rrisnin koston e transmetimit të energjisë termike dhe çmimi i faturës së përgjithshme do të ishte shumë më i lartë sesa paguhet aktualisht.
Kryetari i Komisionit Rregullativ, Marko Bislimoski, thotë se qytetarët nuk do të lejohen të paguajnë çmim më të lartë, për shkak se institucionet nuk e kanë kryer punën e tyre dhe derisa të vendoset gypi do të zbatohet çmimi i vitit të kaluar për ngrohje.
“Shpresoj që ky sezon i ngrohjes të shkojë mirë. Problemi i vetëm që lind tani, për sa i përket kostove, është se gazsjellësi që u dogj në zjarrin e urës së “Bellasicës” në Shkup duhet të instalohet. Derisa të shohim që aty kanë filluar aktivitetet për vendosjen e tubave të rinj, ne si Komisioni Rregullativ i Energjisë nuk do të marrim vendim, sepse ai tubacion është shumë i rëndësishëm për ne. Nga ai tubacion do të mund të vijnë sasi më të mëdha të energjisë termike në pjesën perëndimore të Shkupit. "Te-To" është e rëndësishme për ne, sepse ne e sigurojmë 60 për qind të energjisë termike nga "Te-To" dhe 40 për qind nga ngrohtoret në Shkup.”, - theksoi kryetari i Komisionit Rregullativ për Energjetikë, Marko Bislimovski.
Bislimovski beson se deri më 15 tetor, kur fillon sezoni i ngrohjes, Qyteti i Shkupit dhe ESM-ja do t'i realizojnë obligimet e tyre në urën e "Bellasicës"”.
Sqaron se “Te-To” është shumë e rëndësishme për çmimin e ngrohjes në Shkup, sepse çmimi i energjisë termike të prodhuar në vitin 2022 nga “Te-To” është tre herë më i ulët.
Në Shkup, 63,000 amvisëri janë të kyçura në sistemin e ngrohjes, prej tyre, 58,000 janë në sistemin ESM ose ish-BEG. (Fitim Kryeziu, TVM2)
