Maqedoni
Ristovska për ndryshimet në Kodin Penal: I perceptoj si fyerje ndaj profesionistëve
22.09.2023 15:42
Ndryshimet e fundit në Kodin Penal janë fyerje për të gjithë profesionistët...

Ndryshimet e fundit në Kodin Penal janë fyerje për të gjithë profesionistët që investuan para se gjithash në luftën kundër korrupsionit. Kështu vlerëson ish-prokurorja e PSP-së, Lençe Ristoska, duke shtuar se ndryshimet në Kodin Penal ndikojnë në kulturën e mosndëshkueshmërisë, lëndët në të cilat janë shpenzuar resurse dhe energji janë vjetërsuar, ndërsa Prokuroria ka afate të shkurtra për lëndët që nuk janë vjetërsuar të veprojë. Ajo shton se do të ndërmerret gjithçka që të nxirret maksimumi i dënimeve para vjetërsimit të lëndëve.
“Për hetimet në vazhdim dhe rastet që nuk janë ende në gjykim, sigurisht që hetimet do të përfshijnë segmente shtesë. Për çështjet që janë tashmë në gjyq, po, do të duhet të bëhen rikualifikime diku, për të parë, për të përfituar sa më shumë nga situata. Dhe këtu dua vetëm të nënvizoj, të mos harrojmë se çdo ndryshim që mund të shpëtojë dikë nga përgjegjësia penale, nuk e përjashton përfitimin pasuror nga përgjegjësia, pra konfiskimi mbetet ende në fuqi.”, - deklaroi ish-prokurorja e PSP-së, Lençe Ristovska.
Gërkova për ndryshimet në Kodin Penal: Të ndryshohet perceptimi për mosndëshkim
Përgjegjësia e politikanëve dhe më pas e të gjithë të tjerëve është të thyejnë perceptimin e përgjithshëm të mosndëshkimit për të cilin secili prej nesh, potencoi zëvendëskryeministrja për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska, pas kritikave të djeshme të ambasadorit Geer për ndryshimet në Kodin Penal.
“Obligimi ynë është që t’i ndryshojmë dhe përmirësojmë gjërat që për ne qytetarët të ketë benificion dhe të kontribuojmë për një shoqëri ku institucionet do të funksiononin në mënyrë profesionale, pa marrë parasysh se për kë bëhet fjalë dhe kjo sfidë qëndron para të gjithë neve sa mundet më shpejtë për të mirën e të gjithëve, sepse ne jemi fillimisht qytetarët e këtij vendi dhe më pas i kemi funksionet që janë kategori e përkohshme.”, - theksoi zëvendëskryeministrja për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkova.
Euroamabasadori Geer, në kritikën e adresuar potencoi se ndryshimet në Kodin Penal mund të sjellin rritjen e mosndëshkueshmërisë.
FLUTURA LATIFI
