Ligji për tatim të solidaritetit, Stojanoski: Qeveria zhvat kompanitë e suksesshme

22.09.2023 15:05

VMRO-DPMNE-ja e quan dështim të ri ekonomik Ligjin...

VMRO-DPMNE-ja e quan dështim të ri ekonomik Ligjin për tatim të solidaritetit. Me këtë taksë, pushteti sjell jostabilitet në funksionimin e biznesit në vend, thonë nga opozita maqedonase.

Sipas partisë më të madhe opozitare, Qeveria në vend se të luftojë ekonominë e zezë, i zhvat kompanitë e suksesshme.

“VMRO-DPMNE-ja nuk e ka përkrahur këtë ligj për disa arsye. Shkakton pasiguri juridike për kompanitë. Paparashikueshmëria në politikat tatimore zvogëlon investimet e kompanive ekzistuese, fut rrezik shtesë tek investitorët potencialë dhe odat e tregtisë reagojnë çdo ditë ndaj këtij fenomeni, por Qeveria assesi të korrigjohet tani më gjashtë vite. Nuk ekziston një ligj i tillë brenda Bashkimit Evropian.”, - deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski.