Zhvillimet brenda VMRO – DPMNE-së: S’lejojmë askush të na dirigjojë politikat

22.09.2023 16:15

Përfshirja eventuale e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski....

Përfshirja eventuale e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, në arritjen e ndryshimeve kushtetuese vazhdon të përplasë partitë politike.

Nga VMRO – DPMNE-ja thonë se s’do të mbështesin ndryshime kushtetuese dhe këtë e kanë rikonfirmuar në seancën e djeshme të Komitetit Qendror.

Thonë se s’do lejojnë që askush nga brenda, por edhe jashtë shtetit të ndërhyjë në politikat e tyre partiake dhe të shkaktojë përçarje.

“Pa marrë parasysh opinioneve, bisedimeve ose akteve të caktuara të cilat vijnë nga funksionarë të tanishëm ose të mëparshëm, nga njerëz të cilët janë prezent në Maqedoni ose jashtë saj; grupi parlamentar është në kohezion dhe rreshtohet në qëndrimin të cilin e ndajnë mbi 80% e qytetarëve të Maqedonisë, e kjo është se ndryshime kushtetuese të diktuara nga Bullgaria thjesht s’do të ndodhin pa marr parasysh se nga vijnë sinjalet e tilla. Grupi parlamentar vihet në vijën e interesave të popullit maqedonas dhe gjithë popujve që jetojnë në këtë shtet.”, - deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski.

LSDM: VMRO-ja vetë të zgjidhë përçarjet e brendshme

Nga LSDM-ja në pushtet thotë se përçarjet e brendshme në partinë e Mickoskit janë më se të dukshme dhe sërish kërkojnë nga VMRO-ja që në këto përplasje brendapartiake të lë anash LSDM-në.

“DPMNE-ja po shkatërrohet, përpjekjet për krijimin e konfuzionit në opinion dhe nevoja për ta përfshirë LSDM-në në përplasjet e brendshme në DPMNE, nuk do ta ndihmojnë Mickoskin. Ai në lojërat e brendshme të partisë mos ta përfshijë LSDM-në dhe vetë të zgjidhë mosmarrëveshjet.”, - theksoi Melisa Cenovska Serafimovska nga LSDM.

Ndërkohë eurokomisionarja bullgare në Komisionin Evropian me marrjen e detyrës në një intervistë për televizionin kombëtarë bullgar është shprehur se Maqedonia e Veriut do të duhet të nisë bisedimet për anëtarësim në BE kur do të përmbush kriteret dhe ndryshojë Kushtetutën dhe s’do të ketë përjashtime. (Meral Ismaili, TVM2)