Maqedoni

Rasti “Traektorja”, vazhdoi gjykimi për 4 të akuzuarit

22.09.2023 16:38

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi për procedurën për përzgjedhjen e kompanisë...

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi për procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradave Miladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër, e njohur si “Traektorja”.
 
Rasti është në procedurë provash dhe në të janë të akuzuar ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili po gjykohet në mungesë, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-zëvendëskryeministri, Vladimir Peshevski dhe ish-drejtori i NP “Rrugë Shtetërore”, Lupço Georgievski.
 
Sipas aktakuzës, të pandehurit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë disa veprime me të cilat kanë shfrytëzuar dhe tejkaluar kompetencat e tyre në procedurën për zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradës Miladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër. Me këtë i kanë shkaktuar dëm buxhetit prej së paku 155 milionë euro.