Maqedoni

Qeveria: janë shlyer borxhet e 9 mijë familjeve

09.03.2015 18:02

Në kuadër të masës qeveritare për shlyerjen e njëanshme të borxheve të qytetarëve, deri më tani janë shlyer nëntëqind milionë denarë borxhe, të 9.000 familjeve...

Gjithsej në kuadër të kësaj mase janë parashtruar 412.765 kërkesa dhe punohet në përgatitje të vendimeve. Tridhjetë qytetarëve  sot nga kryeministri, Nikolla Gruevski, u janë ndarë vendimet për shlyerje të borxheve.
 
Në frymën e angazhimeve tona të bazuara në parimet e humanizmit, drejtësisë sociale dhe solidaritetit, vitin e kaluar e kemi marrë vendimin për shlyerje të njëanshme të borxhit të qytetarëve.
 
Ky ishte premtimi ynë zgjedhor dhe ka qenë drejtpërdrejtë i dedikuar që t’i ndihmojë qytetarët më të prekur, tha kryeministri, Nikolla Gruevski, pas ndarjes së vendimeve. 
 
Sipas përfaqësuesve të qeverisë, shlyerja e njëanshme e borxheve të qytetarëve është masë e cila në mënyrë të drejtpërdrejtë ka të bëjë me shfrytëzuesit e ndihmës së përhershme sociale, personave të papunë, të cilët kërkojnë punë më shumë se 12 muaj dhe personat e ekspozuar në rrezik social për shkak të sëmundjes së rëndë, invaliditetit të shkaktuar, ose vdekjes së bashkëshortit.
 
Pjesa më e madhe e borxheve të shlyerja janë për energji elektrike, pastaj kredite dhe minuse në llogaritë transaksionale dhe për borxhe për taksa radio-difuzive dhe energji për ngrohje.