Botë

OKB, Begaj kërkon njohje për Kosovën

22.09.2023 16:55

Njohja e pavarësisë së Kosovës ishte në thelb të fjalimit të presidentit të Republikës, Bajram Begaj...

Njohja e pavarësisë së Kosovës ishte në thelb të fjalimit të presidentit të Republikës, Bajram Begaj, në Asamblenë e OKB-së në Nju Jork. Begaj përmendi tensionet me Serbinë, por edhe mbështetjen për të cilën ka nevojë ky shtet i ri, që ende nuk është njohur nga disa vende, përfshirë 5 të Bashkimit Evropian.
 
“Fatkeqësisht, ne mbetemi ende të shqetësuar për bërjen jo aktive të adresave të tyre të banimit dhe mungesën e investimeve të konsiderueshme, si dhe stimujve ekonomikë në atë rajon. Kosova ka dëshmuar se dhimbja nuk ka nevojë të lindë armiqësi, ajo duhet të përkthehet në mirëkuptim dhe mbështetje. Gjithsesi Kosova është ende në pritje të njohjes së pavarësisë së saj nga shumë vende. Shpresoj që këto vende së shpejti do ta njohin kontributin e Kosovës për një komunitet global më të drejtë, më paqësor dhe do t'i japin Kosovës njohjen që meriton. Njiheni pavarësinë e Kosovës!”, - deklaroi presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. 
 
Begaj foli edhe për agresionin e paprovokuar dhe të pajustifikuar rus kundër fqinjit të tij, duke përmendur edhe pasojat globale që ka sjellë.
 
Në fjalën e tij, kreu i shtetit theksoi se OKB-ja është një platformë unike për bashkëpunimin global duke ofruar shpresë për një botë më të mirë.
 
Shqipëria mban presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB, ku kryefjala e takimit të 29 shtatorit, ishte mbështetja për Ukrainën e sulmuar nga Rusia.
 
LULJETA NDOKA