Maqedoni

Harmonizimi i ligjeve, BE: S’ka paqe pa respektimin e të drejtave të njeriut

22.09.2023 17:48

Në periudhën kur vendi është në fazën e procesit të integrimit në BE, janë të nevojshme ndryshime të thella...

Në periudhën kur vendi është në fazën e procesit të integrimit në BE, janë të nevojshme ndryshime të thella, me qëllim të ndërtimit të një shoqërie e cila do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve, vlerëson zëvendësshefi i Delegacionit të BE-së në RMV, Ben Knupnau. Ai gjatë prezantimit të raportit të KE-së për vitin 2022 nga Instituti për Politikë Evropiane në Kuvend, tha se raporti duhet t’u shërbejë deputetëve për të detektuar sfidat në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
 
“Nuk ka paqe dhe siguri pa respektimin e të drejtave të njeriut. Ky është vizioni dhe misioni në nivel të Bashkimit Evropian dhe Qeveria e RMV-së.  Por, shoqëria civile medoemos të forcojnë rolin e tyre si mbrojtës të të drejtave themelore të njeriut.”, - deklaroi zëvendësshefi i Delegacionit të BE-së në RMV, Ben Knupnau. 
 
Nga Instituti për Politikë Evropiane thonë se është i nevojshëm mekanizëm, i cili do të përcjell harmonizimin e legjislatives vendore me atë të BE-së.
 
“Analiza e shtetit nënvizon se ne jemi të harmonizuar me legjislativen evropiane, por kemi disa raste ku Komisioni Evropian konstaton se ne faktikisht nuk jemi të harmonizuar. Kjo qartë e tregon nevojën e ngritjes së kapaciteteve për vlerësimin dhe përcjelljen e nivelit të harmonizimit të legjislatives vendore me atë të BE-së.”, - theksoi Biljana Kotevska nga Instituti për Politikë Evropiane.
 
Deputetët janë të mendimit se kur jemi te respektimi i të drejtave themelore është më se i nevojshëm, jo vetëm angazhimi i komponentëve, por edhe ndryshimi i mentalitet shoqëror.
 
“Është e qartë se roli i deputetëve është i rëndësishëm, por me të vërtet 120 deputetët janë të zgjedhur nga populli. Dhe se sa do të jetë i rëndësishëm një proces varet nga 120 deputetët, jo nga 60 as 65, jo as nga 70 e bile as nga 100, sepse kur flasim për të drejtat themelore kemi nevojë për 120 deputetë.”, - u shpreh deputetja e LSDM-së, Snezhana Kaleska-Vançeva.
 
“Parlamenti është i nënshtruar ndaj politikave të Qeverisë, ka politika që duhet të ndiqen, por ka edhe shumë çështje për të cilët Parlamenti duhet ta marrë përgjegjësi.”, - theksoi deputeti i Lëvizjes “BESA”, Fadil Zendeli.
 
Deputetet pajtohen se në vendin tonë problem nuk paraqet mungesa e ligjeve për të drejtat themelore të njeriut, por mosimplementimi i tyre në praktikë dhe këtu duhet shteti të fokusohet më shumë. 
 
SANIJE DURAKU