Botë
Donjeck: Vriten pesë civilë, Kievi: Sulm artilerik në Shirokino
09.03.2015 20:36
Një përfaqësues i forcave proruse në Ukrainën Lindore sot deklaroi se nëntë civilë janë vrarë në sulme raketore në qytetet Jenakievo dhe Jenikomunarovsk...

Një përfaqësues i forcave proruse në Ukrainën Lindore sot deklaroi se nëntë civilë janë vrarë në sulme raketore në qytetet Jenakievo dhe Jenikomunarovsk, ndërsa armata ukrainase akuzoi për sulme mbi fshatin Shirokino, në afërsi të Mariupolit, në bregun e Detit Azov.
Zëvendëskomandanti i shtabit të forcave të Republikës Popullore të vetëshpallur të Donjeckut, Eduard Basurin deklaroi se për 24 orë janë regjistruar madje 22 herë hapje të zjarrit nga drejtimi i forcave ukrainase. "Në granatimin e Junokomunarovskut dhe Janakievit janë vrarë nëntë civilë, ndërsa gjashtë janë plagosur", deklaroi Basurin.
Basurin gjithashtu, i akuzoi forcat ukrainase për shkelje të marrëveshjes së Minskut, si dhe se koncentrojnë pajisje dhe ushtarë në afërsi të linjës së zonës së sigurisë.
Përfaqësuesi i sektorit M të armatës ukrainase Oleg Sushinski deklaroi se forcat proruse sot kanë kryer sulm në Shirokino dhe se luftimet kanë zgjatur gjithë ditën.
Sipas Sushinskit, janë përdorur minahedhëse me kalibër 120 milimetram që sipas marrëveshjes së Minskut, është dashur të tërhiqen./mia
