Botë

Shpërthim në një fabrikë në Tajvan, 6 të vdekur dhe 100 të plagosur

23.09.2023 16:12

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën për shkak të një zjarri që ra në një fabrikë...

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën për shkak të një zjarri që ra në një fabrikë topash golfi në Tajvan, tre prej tyre u vranë nga shpërthimi, thanë sot autoritetet lokale.

Zjarri filloi të premten mbrëma dhe u ndez gjatë gjithë natës. Më shumë se 100 persona, kryesisht punëtorë, u plagosën.

Tre nga të vdekurit janë zjarrfikës. Ende nuk dihet fati i një zjarrfikësi dhe tre personave të tjerë.

Presidentja e Tajvanit Tsai Ing-wen shkoi sot në vendin e tragjedisë për të shprehur ngushëllimet e saj për familjet e viktimave. Tashmë ka nisur hetimi për shkaqet e zjarrit.

Një zyrtar i departamentit të zjarrit Pingtung u tha gazetarëve se peroksidi i ruajtur në fabrikë mund të ketë shkaktuar shpërthimin e parë të madh, të ndjekur nga disa më të vegjël. Shumë persona kanë mbetur të bllokuar brenda fabrikës nga shpërthimet, të cilat kanë shkaktuar shembjen e një pjese të çatisë.