Maqedoni
Ndryshimet në kodin penal, Dimitrov: Pushteti po rehabiliton gruevskin
23.09.2023 16:34
Ndryshimet urgjente në kodin penal, kanë shkatuar dilema në opinion por edhe te partite politike opozitare...

Ndryshimet urgjente në kodin penal, kanë shkatuar dilema në opinion por edhe te partite politike opozitare se mos ndoshta prapa kësaj qëndron ndonjë marrëveshje e cila do të çojë te ndryshimet kushtetuese. Komunikimi i fundit verbal mes ish kreut të VMRO-së Gruevski dhe atij aktual Mickovski, ka ndezur edhe më shumë debatin në fjalë, duke ngritur edhe dilemat për mundësinë e përçarjes brenda VMRO-DPMNE-së opozitare. Ish ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov, bazuar në këto zhvillime, është i mendimit se pazarrllëqet politike duket se po rehatojnë Gruevskin, në këmbim të sigurimit të deputetëve për votimin e ndryshimeve kushtetuese.
Për TVM2, ai thotë se është e papranueshme që pushteti po rehabiliton personazhin që e solli shtetin në këtë situatë katastrofale. Pushteti është në prag të këputjes së perit që lidhte ata me qytetarët për moton” drejtësi për të gjithë”. Drejtësia humbi, thotë Dimitrov.
“Ka tre teori për gjithë këtë punë: e para, përmes këtij rehabilitimi të Gruevskit, qeveria shpreson se do të sigurojë vota për amandamentet kushtetuese, e dyta, se po përpiqen ta dobësojnë VMRO-në në vigjilje të zgjedhjeve te ardhshme parlamentare dhe teoria e tretë e cila thotë- sigurimi i mosndëshkimit edhe për vete, për të gjithë funskionarët, e kauar, aktual dhe ata të ardhshmit... Unë nuk e di dhe nuk është e imja ta dijë se çfarë do të ndodhë brenda partisë opozitare, por nuk e di nëse është me e shqetësuese ajo që ndoshta aty si faktor është akoma Gruevski apo është më shqetësuese ajo që LSDM dhe BDI e rehabilitojnë njeriun që ishte simbol i qeverisjes së keqe dhe në bazë të së cilës në luftën kundër këtij simboli qëndron kjo qeveri”, u shpreh ish ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov.
Ramadani: Situata kërkon ndërhyrje me pragmatizëm
Ndërkohë, analisti politik Ismet Ramadani thotë se situata e krijuar brenda VMRO-së ka qenë e pritur për shkak të kokëfortësisë së Mickovskit, i cili nuk u rreshtua pas nevojës për ndryshimet kushtetuese.
“Nëse vazhdon kështu edhe më tutje, do të dramatizohet situata në VMRO-DPMNE sepse mosvotimi i ndryshimeve kushtetuese, përveç problemeve të brendshme, do të shkaktojë edhe izolimin e partisë…Me këto ndryshime që ndodhën në ligjin për ndjekje penale dhe disa ndryshime të tjera, ndoshta në shikim të parë duken se janë ndryshime pak a shumë me qëllime destruktive, por kështu e ka kjo punë: Kur është interesi i shtetit në pyetje, destruktivitetit ndonjëherë dikush duhet t’i përgjgjiet me destruktivitet se përndryshe do ta pësojë më shumë qytetari dhe shteti drejt anëtarësimit në BE”, theksoi analisti politik Ismet Ramadani.
Edhe pse opinion ngriti dyshime për marrëveshje të fshehta dhe bashkëpunime në favor të ndryshimeve ksuhtetuese, kreu i VMRO-së Mickovski akoma bindshëm thotë se partia e tij është unike dhe nuk lëkundet nga qëndrimi për mosndryshimin e aktit më të lartë juridik.
NERMIN MULAKU FEJZULLAHI
