Maqedoni

Rasti "Monstra", Raufi: Drejtësinë do ta kërkojmë në Strazbur

23.09.2023 16:56

Pas më shumë se 11 vite gjykim dhe rigjykim në të gjitha instancat gjyqësore për të akuzuarit në rastin Monstra...

Pas më shumë se 11 vite gjykim dhe rigjykim në të gjitha instancat gjyqësore për të akuzuarit në rastin Monstra, drejtësia do të kërkohet në gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strazbur. Pas marrjes së aktgjykimit në formë të shkruar, mbrojtja do të përgadis aplikimin prej ku shpresojnë në vendim brenda një viti.   
                                
“Do të aplikojmë në Strazbur, me të vërtet jam optimist. E para pasi mbrojtja është anuluar tek gjykata e Apelit ..Afatin e kemi katër muaj prej pranimit të lëndës nga Supremja që të aplikojmë tek gjykata në Strazbur .Sipas lëndëve të tjera për aplikim kjo mund të zgjase deri më 1 vjet ..Vendimet e gjykatës në Strazbur janë obligative për shtetin .Mendoj se gjykata në Strazbur do të sjell vendim për rigjykim të lëndës dhe unë jamë I sigurtë në këtë.Duke e ditur përvojën në këtë gjykatë ,ose këtu janë shkelur të drejtat dhe mënyra e sigurimit të provave ose në as një lëndë tjetër”, u shpreh avokati Naser Raufi.                                                                                                               
 
Pala mbrojtëse ende nuk e ka pranuar aktëgjykimin me shkrim, por Raufi është kureshtar të shof arsyetimin sa i përket provava nga ekspertiza e dheut për të cilin thekson se në gjykim u vërtetua se janë të falsifikuara dhe të sigururara në mënyrë joligjore.                                  
 
“Si e komenton Supremja këtë ngjarjen e falsifikimit ,situatë kur vet ekspertja e pranon falsifikim dhe kur vet prokurori i kanoset me padi penale ekspertës .Konstatohet se është e falsifikuar analiza dhe si ka mundur të kalojë tek gjykata më e lartë në vend”, theksoi Raufi. 
 
Raufi, do të parashtrojmë padi ndaj Fatime Fetait
 
Raufi njëherit paralajmëron padi penale ndaj prokurores së rastit Fatime Fetai, pasi sipas tij edhe pse gjatë gjykimit ajo u ballafaqua me të vërtetën dhe ekpertizën e rrejshme, mbylli sytë para drejtësisë.  
 
“Unë mendoj se do të duhet të reagojmë edhe me padi penale edhe kundër prokurores se ka keqpërdorë detyrën zyrtare.Ajo ishte e detyruar ta ndërpresë gjykimin dhe ta akuzojë falsifikimin e ekspertes dhe mandej të vazhdojë me këtë lëndë. Ai moment duhet të apsolvohet dhe të vazhdohet ,jo kështu të mos i jepet as një rëndësi këtij momenti krucial pasi thashë se vet analiza e dheut e ndërlidh edhe AND-në e njërit nga të akuzuarit dhe e involvon veturën në vendin e ngjarjes pa mar parasysh se ka qenë 20 km larg dhe ska qenë,kjo është edhe arsyeja se pse ka qenë e falsifikuar”, u shpreh Raufi. 
 
Vrasja e pesfishtë për rastin Monstra ka ndodhur më 12 prill të vitit 2012,ndërsa për këtë rast fillimisht u akuzuan 7 persona.Edhe pas rigjykimit,pesë të akuzuar u shpallën fajorë prej të cilëvë 3 me burg të përjetshëm.
 
Dënimin me burg të përjetshëm së fundimi e vërtetoi edhe Gjykata Supreme.Për këtë rast u mbajtën shumë protesta dhe u premtuan shumë biseda telefonike të cilat do ta zbardhin rastin ,por realisht ajo nuk ndodhi asnjëherë thotë mbrojtja.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI