Maqedoni
Regjistrimi në Shqipëri, Amie: Presion maqedonasve të regjistrohen bullgar
23.09.2023 17:18
Në Shqipëri po mbahet regjistrimi i popullsisë, me çrast pakicës maqedonase atje po i bëhet presion nga politikan...

Në Shqipëri po mbahet regjistrimi i popullsisë, me çrast pakicës maqedonase atje po i bëhet presion nga politikan dhe organizata bullgare që të regjistrohen si bullgar, thonë nga partia e maqedonasve në Shqipëri Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian. Nënkryetari i kësaj partie Edmond Osmani thot se atyre po u ndahen ndihma, si dhe kërcënohen se do tu merret shtetësia bullgare nëse në regjistrim nuk deklarohen si bullgar.
“Shqipëria duhet ti ketë parasyhsë këto takime të kundërligjshme që bëhen nga pala bullgare. Në regjistrim nuk duhet të bëhen presione të këtilla ndaj maqedoansev. Ndjehemi të frikësuar. Për herë të parë bëhet presion i këtillë. Kemi pasur regjistrim edh epara dhejt vitesh edhe para 20 vitesh asnjëherë nuk ka pasur të regjsitruar bullgar në Shqipëri. Tani përnjëherë edrdh kjo dhe maqedonasit tani janë bullgar”, u shpreh kryetari i AMIE, Edmond Osmani.
Osmani apel maqedonasve në Shqipëri, shprehni lirshëm përkatësinë tuaj etnike
Por shefi i diplomacisë Bujar Osmani, i fton maqedonasit në Shqipëri që gjatë regjistrimit të shprehin lirshëm përkatësinë e tyre etnike, gjuhësore, religjionin dhe përkatësinë e identiteti. Shqipëria është vend i lirë dhe nuk duhet të ju shqetësojë propaganda që po zhvillohet këtyre ditëve, ndërsa qeveria do të vazhdojë ti mbrojë interesat e maqedonasve thekson Osmani.
“Ju drejtohem sepse dëshiroj të jeni të bindur se ky regjistrim mundëson që lirshëm ta shprehni përkatësinë tuaj etnike, gjuhësore dhe fetare. Me këtë përfitim demokratik Shqipëria është e njohur në botë me shoqërinë shumetnike dhe shum kulturore, diçka që ashtu si edhe te ne është trashëgimi e çmuar autentike kulturore. Të dashur maqedonas, duke e ditur rolin tuaj si qytetarë lojal të Shqipërisë, ju inkurajoj që në regjistrimin që është në rrjedhë e sipër, lirshëm të shpreheni dhe ta konfirmoni përkatësinë tuaj etnike, gjuhësore, religjionin dhe përkatësinë e identitetit, që paraqet të drejtën themelore të çdo individi dhe me gjenerata në të kaluarën ka mbijetuar në këto hapsira”, theksoi shefi i diplomacisë Bujar Osmani.
Osmani fton maqedoansit që të mos bien pre e propagandave të ndryshm, duke theksuar se Shqipëria është vend i lirë ku secili mund ta shprehë dhe kultivojë identitetin e tij, pa u shqetësuar për kurrfar pasojash.
VLORA LATIFI TOPOJANI
