Pendarovski, për temat e rëndësishme po mungon konsenzusi
Mungesa e konsenzusit për qëllimet strategjike të vendi nuk është për herë të parë aktualisht...

Mungesa e konsenzusit për qëllimet strategjike të vendi nuk është për herë të parë aktualisht, thot presidenti is htetit Stevo pendarovski. Ai në këtë kontekst përmend edhe marrveshjen e Ohrit, atë të Prespës me Greqinë dhe nevojën për ndryhsimet kushtetuese që janë kusht për vazhdimin e bisedimeve me BE-në.
“Për fat të keq për momentet më të rëndësishme kruciale pas pavarësisë nuk kishim konsenzus të brendshëm, sidomos duhet thënë ndërmjet partive që i përfaqësojnë maqedonasit dy partitë më të mëdha. Në 93-tën u inkuadruam si FYROM, opozita e atëhershme nuk ishte për atë. Më herët në 91-tën opozita propozonte të shkojmë me deklaratë në Kuvend pa referendum, në vitin 2001 konflikti i brendshëm i asistuar edhe nga jasht mendoj për fqinjët jo për Amrikën, marrveshjen e Ohrit nuk e pranoi njëra palë, pala tjetër e pranoi, pastaj u pajtua edhe e dyta, pas presioneve të fuqishme të bashkësisë ndërkombëtare përfshi SHBA-të dhe BE-në, Marrveshjen e Prespës, në nivel të qëndrimit partiak VMRo-DPMNE nuk e pranoi. Ajo që një pjesë e grupit parlamentarë votoi për Prespën, ata ishin përjashtim. Edhe sot nëse e pytni atë parti ajo thot jo për Prespën. Dhe tani vijmë te bllokada bullgare për të cilën askush nuk thot se është e drejtë por përsëri nuk kemi konsenzus”, u shpreh presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski.
Pendarovski, nuk kamë pasur takim për amnestimin e Gruevskit
Presidneti njëherit mohon çfardo bisedimesh me akterë politik dhe jopolitik për të amnestuar ish kryemisnitrin Nikolla Gruevski, siç ka pretenduar kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti.
“Në kabinetin tim asnjëherë nuk kam pasur unë takim me askënd, me asnjë akter politik dhe jopoliti ku është dakorduar amnesti e Gruevskit, sepse qëndrimin tim për faljen eventuale të Gruevskit e kamë thënë që para një viti se nuk kam ndërmend ta bëj. Sa I përket deklaratës konkrete të zotit Mexhiti me çudit, pasi bëhet fjalë për politikan me përvojë me të cilin njihemi edhe personalisht, ka mundur atë ta kontrollojë edhe te unë. Flet për kinse takim më 9 maj të këtij viti. Kam kontrolluar në kalendarin e punës te unë, përveç takimeve standard me të punësuarit te unë, saktësisht në ora 12 më 9 maj tek unë në cabinet ka qenë vetëm Zoti Afrim Gashi, me të cilin kuptohet nuk kemi folur për faljen e Gruevskit”, theksoi Pendarovski.
Pendarovski sqaroi se një ide e tillë për faljen e Gruevskit është testuar me anë të ndërmjetësuesve. Presidenti njëherit theksoi se është i pranueshëm propozimi për faljen e të burgosurve që e propozon misnitri i drejtësisë Krenar Lloga, sidomos pjesa që ka të bëjë me faljen e atyre që u ka mbetur vuajtje e dënimit me burg prej gjashët muajsh, pasi burgjet janë të mbi populluara.
Sa u përket ndryshimeve në Kodin Penal presidenti tha se e ka nënshkruar ligjin pasi nuk bëhet fjalë për amnestimin e Gruevski, i cili edhe pas ndryshimeve ligjore të cilat tanimë janë në fuqi nuk u kthye në Maqedoninë e Veriut, por ligji siç tha pendarovski mundëson konfiskimin më të lehtë të pronës së vjedhur.
GYLTENE SINANI
