Kanada, 480 milion dollar ndihmë për Urainën
Kanadaja do ti ndajë ndihmë ushtarake prej 480 milion dollarësh Ukrainës në tre vitet e ardhëshme...

Kanadaja do ti ndajë ndihmë ushtarake prej 480 milion dollarësh Ukrainës në tre vitet e ardhëshme. Këtë ndihmë për ukrainës e bëri të ditur kryemsinitri Kanadez trudo gjatë takimit me presidentin ukrainas Zelensky.
“Kanadezët e dine se kjo është çështje e të drejtës apo të gabuarës.Kanadezës e dinë se për Ukrainën është tejet vështirë të vazhdojë ti kundërvihet agresionit rus. Të jemi të sinqertë, vështirë është edhe për demokratët në tër botën që ta mbështesin. Ne patjetër të qëndrojmë me Ukrinën, çdo ditë deri sa të fitojë në këtë luftë. Investimi është I madh për të gjithë”, u shpreh kryeministri i Kanadasë, Xhastin Trudo.
“Të bëhemi më të fuqishëm. Fitore e Ukrainës. Fitore e Kanadasë. Fiore e popullit. Kanadaja po I trajnon djemt tanë, Ushtarët tanë. Kanadaja po I jep armë Ukrainës që të shkojë përpara, ta zmbraps Rusinë”, theksoi presidenti i Ukrainës, Volodymiyr Zelensky.
Zelensky ka udhëtuar për në kanada pas takimit me presidnetin amerikan Biden. SHBA-të janë mbështetësi më I madh I Ukrainës, ndërsa siç është bërë e ditur uashingtoni mes tjerash pritet ta furnizojë ushtrinë ukrainase me raketa të rrezes së lartë prej 300 kilometrash. Derisa presidenti po kërkon ndihmë për të iu kundërvënë Rusisë, në vijën e frontit vazhdojnë luftimet, dnërsa ushtria ukrainase njofton për suksese në vijën e frontit në jug.
VLORA LATIFI TOPOJANI
