BDI i reagon Mickoskit, nuk kemi marr kurfar zarfi apo USB
Nga BDI kanë demantuar kreun e VMRO-DPMNE-së Mickoski duke theksuar...

Nga BDI kanë demantuar kreun e VMRO-DPMNE-së Mickoski duke theksuar se nuk kanë marr kurfar zarfi apo USB.
Ahmeti është takuar me Gruevskin dhe Zaevin vetëm në takime speciale për procesin e pajtimit gjatë negociatave të Përzhinës dhe askush nuk ka diskutuar për Kodin Penal, thonë nga BDI. Nga kjo parti shtojnë se bisedimet e vetme për Kodin Penal janë bërë me Mickoskin në takimet e liderëve në klubin e deputetëve me iniciativë dhe kërkesë të tij, kur ai u bë kryetar i VMRO DPMNE-së. Nga BDI poashtu potencojnë se se Ahmeti dhe Xhaferi nuk kanë marrë asnjë zarf apo ndonjë USB. BDI-ja nuk është pjesë e ndonjë skenari apo komploti intrigues dhe nuk ka agjendë të dyfishtë, thonë nga kjo parti.
