Grubi, aplikoni në panairin e punës në Bechtel & Enka
Panairi i punës nga Bechtel & Enka po vijon të mbahet në qytetin e Kërçovës...

Panairi i punës nga Bechtel & Enka po vijon të mbahet në qytetin e Kërçovës, Kumanovës dhe Velesit.
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi duke njoftuar për panairin në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka shkruar se bëhet fjalë për mbi 2000 vende të reja pune, prandaj fton qytetarët që të aplokojnë.
“Pas Gostivarit, Tetovës, Prilepit dhe Manastirit, panairi i punësimit në konzorciumin Bechtel & Enka për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D po vijon në Kërçovë, Kumanovë dhe Veles deri më datë 3 tetor nga ora 12:00 deri në ora 16:00 në lokacionet e potencuara. Ju ftoj që të ndani kohë, të vizitoni këto lokacione, të informoheni rreth vendeve të punës dhe të aplikoni në [email protected]", ka shkruar Grubi.
