Ditë të hapura të Agjencisë për ushqim dhe veterinari
Në organizim të Agjencisë për ushqim dhe veterinari sot në Koçan dhe Berovë do të mbahen ditë të hapura për qytetarët dhe kompanitë nga sektori bujqësor-ushqimor...

Në ditët e hapura në Koçan do të marrin pjesë drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinari Zoran Popovski, si dhe përfaqësues nga sektorët dhe repartet në Agjenci.
Në takimet, qytetarët dhe kompanitë nga sektori bujqësor-ushqimor do të kenë mundësi të njoftohen me punën e Agjencisë, të japin propozime, të informohen për çështjet të cilat janë në interes të tyre, ndërsa janë në sferën e punës së Agjencisë, si dhe të kërkojnë ndihmë profeisonale.
Në kuadër të ditëve të hapura, do të promovohet Udhërrëfyesi për risitë në shënimin e ushqimit në BE, të cilin e përgatiti Agjencia për ushqim dhe veterinari për kompanitë nga sektori bujqësor-ushqimor.
