Marrëveshje mes komunës së Tetovës dhe FFM-së për rregullimin e terrenit në stadiumin e qytetit
10.03.2015 08:42
Sot në hapësirat e komunës së Tetovës, do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes mes Lidhjes futbollistike të Maqedonisë dhe Komunës së Tetovës...

Kjo marrëveshje, e cila pritet të nënshkruhet në ora 12:00 mes kryetares së komunës së Tetovës Teuta Arifi dhe kryetarit të LFM-së, Ilço Gjorgioski, ka të bëjë me pranimin e donacionit nga LFM-ja, në lidhje me rregullimin e terrenit sportiv dhe vendosjen e ndriçimit në Stadiumin e qytetit në Tetovë.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, dë të vizitohet edhe Stadiumi i qytetit, ku do të ketë edhe deklaratë për mediumet.
