Maqedoni
Qytetarët për skandalet si ai në onkologji, pa korrupcion nuk merr shërbimin e duhur
24.09.2023 15:27
Skandalet në sektorin e shëndetësisë për korrupcion si ai në Klinikën e Onkologjisë...

Skandalet në sektorin e shëndetësisë për korrupcion si ai në Klinikën e Onkologjisë mbjellin frikë nte qytetarët se pa dhënë para nuk mer shërbimin e duhur.
Nga anketa e realizuar në hapsirat e Qendrës Klinike Nën Tereza në Shkup, qytetarët thonë se korrupcion ka dhe fajin për këtë e mban pushteti, pasi ndër vite pagat e ulëta i detyrojnë mjekët të ikin jashtë vendit.
“Nuk di qfar të them duhet që mjekët të kenë paga më të mëdha”, shprehet qytetari.
“Jo bre katastrof është, falemderoj mjekun ilir hasani ai na ka ndihmuar në operacion ndërsa kushte pastërtie nuk pashë”, theksoi qytetari.
“Un isha në klinikën e syve kisha termin qysh më herët dhe shkoi gjithcka në rregull, i ndjek terminet dhe nuk pres rradhë”, shprehet qytetari.
“Nga korrupcioni, nuk jam e kënaqur me gjendjen e shëndetësis, nuk ka asgjë , për dy vite qarkulloj nga një repart në tjetrin dhe akoma nuk kamë një diagnozë të sakt, por korrupcioni vie dhe nga pagat e ulëta, nuk ka personel , mjeksor dhe nu kka asnjë lloj shërbimi”, theksoi qytetari.
“Sapo dola nga spitali, prisja rend dhe deri sa prisja ka njerëz që futen pa rradhë , mendoj se ka mito si mundet un të pres dhe tjerët të futen pa rradhë. korrupcioni vie dhe nga pacientët q nuk duan të presin por dhe nga mjekët që duan të pasurohen shpejtë. duhet mjekët të paguhen ashtu si që duhet që edhe ne të marri m shërbimet e duhura”, shprehet qytetari.
“Kur vijë të kontrollohem e bëj me trishti mse sdi kujt mjeku ti besoj , përsëtepërti, kam krhaun e thyer kam qëndru 10 ditë në spital dhe më kan lëshu pasi skam pas para ër tiu dhënë. nuk i fajsosj dhe shuë mjëket sepse pagat i kanë të ulëta , nëse do ti kishin rrogat më të mëdha besoj sdo të kishte korrupcion. korrupcion vie nga pagat e ulëta”, theksoi qytetari.
“Duhet me i pas rrogat me te mdhaja sepse kanë shumë punë. rrogat i kanë shumë të vogla”, shprehet qytetari.
Nga komisioni për parandalim të korrupcionit thonë se sektorin e shëndetësis e shkatërrojnë kontratat në vepër që mundësojn punësime partiake dhe nepotizmi në shëndetësi.
GAZMEND REXHEPI
