Botë

Sulmohet Policia e Kosovës, një polic është vrarë dhe një është plagosur

24.09.2023 15:45

Një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur mbrëm në pjesën veriore të Kosovës...

Një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur mbrëm në pjesën veriore të Kosovës, bën të ditur Policia e Kosovës, duke sqaruar se sulmi ka ndodhur rreth orës 02:34 në Mitrovicën Veriore, kur njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy mjetet të rënda kamion pa targa dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi e njëjta është bllokuar.
 
Njësitë e rendit të Stacionit Policor Zveçan, pas pranimit të informacionit i janë përgjigjur rastit dhe janë nisur me tri njësi në drejtim të lokacionit dhe posa kanë mbërri në afërsi të vendit ku është raportuar bllokada, njësitë policore kanë hasur në rezistencë ku nga disa pozicione të ndryshme janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë. Këtë e ka konfirmuar edhe kryemisnitri i Kosovës Albin Kurti.                 
                                      
“Në mëngjesin e Hershëm rreth Orës tre pas një sulmni të orkestruar ka humbur jetën zyrtari ynë policorë Afrim Bunjaku me gradën rreshter ndërsa në trajtim ndodhet edhe një zyrtar tjetër Alban Rashiti i cili fatmirësisht është jasht rrezikut për jetë”, u shpreh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.    
 
Kurti, policia u sulmua nga mbi 30 persona të armatosur 
 
Kryemsintiri Kurti ka sqaruar se bëhet fjalë për një sulm të armatosur nga rreth 30 persoan pjesë e një formacioni të organizuar i cili ka ardhur të luftoj në Kosovë.                                                                                       
“Këta janë dy kamjonët që janë vendosur tek ura për të bllokuar qarkullimin. Ju e shihni atje një person të uniformuar i cili mban një armë krahu e cila nuk është tipike për policinë.Njerëz të armatosur rënd me paisje ushtarake, me maska, të cilët janë rrotull manastirit në Banjskë të Zveçanit. Organet tona të sigurisë edhe prokuroria mesigur do tëzhvillojnë hetime, për të kuptuar më shum për këto uniforma, të cilat siç shihet përveç xhipave që i kanë, kanë edhe një autoblindë e cila nuk është e policisë së Kosovës. Ndonse nuk vërehen dinstiktivat, bexhat në uniformat e tyre paraqesin, paraqesin një formacion të organizuar, i cili ka ardhur të luftoj në Kosovë”, theksoi Kurti.    
 
Kurti, sulmuesit janë rrethuar në manastirin e Banjskës 
 
Pas kryerjes së sulmit të armatosur, sulmuesit janë strehuar në manastirin e Banjskës, ku janë rrethuar nga policia e Kosovës.
 
“Sulmet mbi policinë tone janë duke vazhduar, janë sëpëaku 30 persona të armatosur profesionist, ushtarak apo polic, të cilët ndodhen nën rrethimin e forcave tona policore dhe të cilët I ftoj të dorëzohen te organet e sigurisë”, u shpreh Kurti. 
 
Për rrethimin e grupit të armatosur ka njoftuar edhe Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, I cili ka thënë se Manastiri në fshatin Banjskë është “burim i sulmeve me armë zjarri”. Këta terroristë janë të rrethuar nga njësite policore dhe është koha e fundit që të dorëzohen, ka thënë Sfeçla.
 
GYLTENE SINANI