Botë
Konjufca, sulmi ndaj policisë sulm ndaj rendit kushtetues
24.09.2023 16:03
Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar ndaj sulmit në fshatin Banjskë...

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar ndaj sulmit në fshatin Banjskë, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagos një tjetër, duke e quajtur sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës.
“E dënoj ashpër sulmin terrorist dhe kriminal të strukturave kriminale të drejtuara nga Serbia nga i cili një polic mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos në orët e para të mëngjesit në veri të Kosovës. Ky është një sulm i drejtpërdrejt ndaj rendit kushtetues, ndaj veprimeve tona për rend dhe ligj dhe cenim i sovranitetit dhe sigurisë të vendit tonë. Prandaj, i kërkojmë fuqishëm faktorit ndërkombëtar, veçanërisht BE-së dhe SHBA-së që ta dënojnë Serbinë për këtë agresion të hapur kundrejt Kosovës. Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së policit të vrarë, ndërsa policit të plagosur shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Konjufca në Facebook, duke kërkuar që autorët e këtij krimi, urgjentisht të sillen para drejtësisë, ndërkaq institucionet e drejtësisë të veprojnë menjëherë.
