Botë
Kurti, e dënojmë sulmin kriminal e terorist ndaj Policisë së Kosovës
24.09.2023 16:21
Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti në një reagik të orëve të hermshme të mëngjesit...

Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti në një reagik të orëve të hermshme të mëngjesit e ka dënuar sulmin e armatosur ndaj policisë së Kosovës. Ai ka sqaruar se sulmuesit kanë qenë me maska dhe të armatosur edhe me armatim të rëndë.
“Ne e dënojmë këtë sulm kriminal e terrorist. Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë. Në këtë betejë ne mbrojmë dhe zbatojmë ligjin, mbrojmë dhe ruajmë qytetarët pa dallim dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët ekzekutorë dhe urdhërdhënësit e tyre do të dështojnë, do të kapen, gjykohen e dënohen. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e shtetit janë të gatshme dhe të bashkërenduara për t’iu përgjigjur krimit dhe kriminelëve, terrorit dhe terroristëve. Policia e Kosovës e ka njoftuar familjen e policit të vrarë A.B. Polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetë. Ngushëllime familjes dhe të gjithëve për policin tonë të vrarë. Shërim të shpejtë e të plotë policit të plagosur”, ka shkruar Kurti, I cili njëherit ka vizituar njërin nga policët e plagosur.
