Botë

Policia e Kosovës, vriten të paktën tre sulmues

24.09.2023 16:57

Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasjen e tre sulmuesve të cilët në mëngjesin e sotëm sulmuan Policinë e Kosovës...

Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasjen e tre sulmuesve të cilët në mëngjesin e sotëm sulmuan Policinë e Kosovës ku ka mbetur i vdekur një polic dhe një tjetër i plagosur.
 
“Informacionet zyrtare të deritanishme konfirmojnë vrasjen e tre sulmuesve, arrestimin e një sulmuesi, arrestimin e katër personave të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim të radiolidhjeve, si dhe identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armeve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.Tutje në njoftimin policisë thuhet se gjatë veprimeve policore në një lokacion banimi i cili është përdorur nga sulmuesit, janë gjetur pajisje logjistike, mjete të dyshuara ushtarake, uniforma ushtarake si arme dhe municion të kalibrave të ndryshëm.“Sipas informatave zyrtare nga terreni gjatë shkëmbimit të zjarrit konfirmohet vrasja edhe e dy sulmuesve të tjerë, të cilët kanë qenë të maskuar, të uniformuar dhe të armatosur rëndë, e po ashtu konfirmohet edhe arrestimi i një sulmuesi të uniformuar dhe të armatosur”, thuhet në njoftim.
 
Por mediat në Kosovë njoftojnë se Policia e Kosovës ka arritur ta shpartalloj grupin e armatosur, me çrast numri I të vdekurve nga ana e sulmueve ka arritur në 8, ndërsa disa prej tyre janë arrestuar.