Ndalesë për automjete të rënda transportuese në aksin rrugor Tetovë- Kodra e diellit dhe Makedonski Brod – Prilep
Për shkak të mbetjeve të borës në rrugë, ndalesë për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese dhe autobusëve ka në aksin rrugor Tetovë - Kodra e Diellit, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve....

Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese ka edhe në aksin rrugor Makedonski Brod - Prilep për shkak të dëmtimeve të një pjese të urës te lumi Slanska.
Sipas informacioneve që LAMM i ka marrë nga NP Rrugët e Maqedonisë, komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Borë me intensitet të dobët ka në aksin rrugor Bukovë, Gjavato dhe Krushevë.
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Koçan-Delçevë, Vinicë-Berovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
