Maqedoni

Grubi dhe Osmani, dënojnë sulmin ndaj policisë së Kosovë

24.09.2023 17:51

Ndaj sulmit të armatosur kundër policisë së Kosovës ka reaguar numri dy i qeverisë...

Ndaj sulmit të armatosur kundër policisë së Kosovës ka reaguar numri dy i qeverisë së Maqedonsië së Veriut Artan Grubi. 
 
“Të papranueshme zhvillimet e paramenduara destabilizuese në veri të Kosovës ndaj policisë dhe shtetit por edhe të rajonit.  Sulmi dhe vrasja e policit të Kosovës është tentativë për të nxitur krizë dhe konflikt me pasoja mbi paqen, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit tonë.  Dënoj ashpër sulmin ndaj forcave policore të Kosovës që la të vrarë efektivin Afrim Bunjaku dhe plagosi të tjerë në veri të Kosovës. Apeloj për kujdes dhe maturi, arrestim të menjërshëm të vrasësve, stabilizim të situatës, vendosmëri në rikthimin e rendit dhe ligjit dhe koordinim të ngushtë me komunitetin ndërkombëtar.  Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bunjaku dhe uroj shërim të shpejtë të të plagosurve”, ka shkruar Grubi në facebook. 
 
Dulmin e ka dënuar edhe shefi i diplomacisë Bujar Osmani. 
 
“Dënoj fuqishëm vrasjen e policit në detyrê në veri të Republikës sê Kosovës. Ngushëllimet e mia familjes dhe miqve të oficerit të vrarë me urimet më të mira për shërimin e shpejtë të të plagosurve. Ky akt dhune duhet të hetohet dhe të ndiqet tërësisht. Stabiliteti dhe siguria e Kosovës nuk do të cenohet nga aktet e dhunës. Siguria e qytetarëve është e para”, shkruan minsitri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani. 
 
Partitë shqiptare në RMV, dënojnë sulmin ndaj policisë së Kosovës
 
Reagime edhe nga liderët e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.  Sulmi vrastar ndaj shtetit të Kosovës dhe policisë së vendit është sulm ndaj paqes, stabilitetit dhe sigurisë së gjithë rajonit, shkruan lideri i BDI-së Ali Ahmeti në rrjetet sociale. 
 
“Dënoj në formën më të ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës dhe vrasjen e efektivit si dhe plagosjen e të tjerēve në mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës. Ky provokim i rëndë është i qëllimshëm me agjendë të paracaktuar, andaj dhe duhet menaxhuar me gjakftohtësi dhe mençuri për arsye se pasojat mund të janë rajonale mbi paqen dhe stabilitetin.  Këto zhvillime janë të papranueshme dhe koordinimi dhe bashkëpunimi me komunitetin ndërkombëtar, garantues i paqes dhe pavarësisë së Kosovës, është i domosdoshëm dhe urgjent.  Nevojitet veprim i menjëhershëm për shuarjen e zjarrit vrastar dhe ndjellakeqës që synon zgjërimin dhe përfshirjen e vendit dhe rajonit”, thekson Ahmeti.  
 
Edhe kreu i ASH-së Arben Taravari dënon ashpërsi sulmin e kryer ndaj policisë së shtetit të Kosovës nga i cili ka mbetur i vrarë një oficer policie dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. 
 
“Ky është një rast alarmant, dramatik dhe kërkoj reagim urgjent nga faktori ndërkombëtar! Duhet Vepruar Tani!", thekson kreu i ASH-së Taravari. 
 
Sulmin e kanë dënuar edhe Kreu i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, ai i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, kreu i Alternativës Afrim Gashi, dhe lideri I PDSH-së Mendu Thaçi. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI