Botë

MPJ e Gjermanisë, reagon ndaj vrasjes së policit në Kosovë

24.09.2023 18:45

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka reaguar për vrasjen e policit të Kosovës...

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka reaguar për vrasjen e policit të Kosovës në pjesën veriore, dhe ka paralajmëruar arritjen e emisarti gjerman Sarrazin në Kosovë.
 
“Dënojmë me termat më të ashpër sulmin e tmerrshëm ndaj Policisë së Kosovës. Mendimet tona janë me familjen e oficerit të vrarë dhe të plagosurit rëndë. Grupet e armatosura të paligjshme duhet të ndalojnë rrezikimin e jetëve. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi”. “Manuel Sarrazin udhëton për në Kosovë sot”, ka shkruar ministria e Jashtme gjermane. Sulmin e kanë dënaur edhe ambasada britanike dhe ajo izraelite në Kosovë.