Maqedoni

Parashikimi i motit

25.09.2023 09:00

Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje shiu...

Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi verilindor dhe verior. 
 
Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në orët e mëngjesit dhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 28°C.
 
Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu e bubullima. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për mot të ligë. Temperatura minimale do të ulet në 18°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 25°C.