Botë

Ditë zie në Kosovë, raportohet për 10 terroristë të vrarë

25.09.2023 09:09

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që sot të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit. Ndërkohë, shkëmbimet me armë zjarri mes Policisë dhe sulmuesve kanë vazhduar dhe sipas informacioneve të para, numri i terroristëve serbë të vrarë dyshohet se ka shkuar në 10.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, tre sulmues janë vrarë dhe një është arrestuar, kurse edhe katër persona të tjerë janë arrestuar për posedim të armëve, municionit dhe radiolidhjeve. Megjithatë, vet ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e konfirmoi mbrëmë se numri i të vrarëve në mesin e terroristëve mund të jetë më i madh. Sveçla ka thënë se disa prej sulmuesve janë identifikuar si pjesëtarë të “Mbrojtjes Civile”, grup që është shpallur terrorist nga Qeveria e Kosovës.
 
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Policia e Kosovës në operacionin e sotëm konfiskoi qindra armë dhe municione. Kujtojmë se nëpërmjet një postimi në Twitter, mbrëmë kryeministri Albin Kurti bëri me dije se operacioni do të vazhdojë.