Maqedoni
Protestë para Qeverisë për skandalin në Onkologji
25.09.2023 10:48
Me fillim në ora 18:00 do të mbahet protesta e re për rastin “Onkologjia”....

Me fillim në ora 18:00 do të mbahet protesta e re për rastin “Onkologjia”.
Siç theksojnë organizatorët, protesta do të nisë para Qeverisë dhe do të vazhdojë para godinës së Ministrisë së Shëndetësisë, ku siç thonë ata do të kërkojnë përgjegjësi për të gjithë të përfshirët në skandalin me Onkologjinë.
“Ju ftojmë sërish në protestë të hënën para Qeverisë, së bashku në një zë për të shprehur zemërimin dhe revoltën tonë ndaj gjithë krimit që zien prej vitesh në Klinikën e Onkologjisë, por edhe në të gjithë sistemin shëndetësor e politik.”, thonë organizatorët e protestës. “Ne kërkojmë drejtësi sociale dhe kjo është e mundur vetëm nëse merret përgjegjësia për shuarjen e jetëve të njerëzve si pasojë e korrupsionit. Duhet të ketë drejtësi për viktimat!”, thuhet në njoftim.
