Botë
Ukraina, Rusia goditi infrastrukturën e portit në Odessa
25.09.2023 11:11
Sipas autoriteteve të Ukrainës, Rusia gjatë natës ka kryer sulme me raketa dhe mjete ajrore...
Sipas autoriteteve të Ukrainës, Rusia gjatë natës ka kryer sulme me raketa dhe mjete ajrore pa pilot (dronë) ndaj rajonit Odessa të Ukrainës dhe se është dëmtuar infrastruktura e portit dhe objekteve për depozitimin e drithit. Në një deklaratë nga Komanda e Mbrojtjes Jugore të Ukrainës theksohet se gjatë natës, Rusia ka kryer sulme me dronë në të gjithë Ukrainën dhe se drejt rajonit Odessa ka dërguar 19 dronë të llojit "Shahed" dhe 2 raketa supersonike "Oniks".
"Nga sistemet e mbrojtjes ajrore u goditën 19 dronë dhe 11 raketa “Kalibr”. Teksa mbi rajonet Mykoliav dhe Kirovograd janë rrëzuar nga një raketë “Kalibr”, ndërsa shumica e tyre janë shkatërruar mbi rajonin Odessa", thuhet në deklaratë.
Më tej bëhet e ditur se forcat ruse kanë goditur infrastrukturën e rajonit Odessa dhe si pasojë është dëmtuar në masë të rëndësishme terminali detar i Odessa-s, është paraqitur zjarr në hotelin e terminalit, që është jashtë funksionit dhe se flakët janë shuar me shpejtësi nga ekipet zjarrfikëse.
