Liga arabe për forca të përbashkëta ushtarake kundër xhihadistëve
Shefi i Ligës arabe Nabil al Arabi kërkoi formimin e forcave të përbashkëta ushtarake arabe për luftë kundër përhapjes së grupeve ekstremiste islamike...

"Ekziston nevojë urgjente për formimin e forcave të përbashkëta ushtarake arabe, të cilët do të mund shpejt të intervenojnë në luftën kundër terrorizmit dhe aktivitetet e grupeve terroriste", porositi Arabi në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Ligës arabe në Kajro.
Ai gjithashtu e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në fushat të cilat kanë të bëjnë me sigurinë dhe këmbimin e informatave mes vendeve arabe.
Zëvendësshefi i Ligës arabe Ahmed Ben Heli javën e kaluar deklaroi se liderët e kësaj aleance do të duhej të angazhohen për formimin e forcave të përbashkëta në Samitin më 28 dhe 29 mars në Sharm el Sheik në Egjipt.
