Maqedoni
Siguria e RMV-së, Kovaçevski: Qytetarët mund të jenë të qetë
25.09.2023 11:28
Në lidhje me sigurinë në shtet, qytetarët munden të jenë të qetë situate është e qëndrushme..

Në lidhje me sigurinë në shtet, qytetarët munden të jenë të qetë, situata është e qëndrueshme, pa asnjë tregues të çrregullimeve të mundshme, njoftoi mbrëmë kryeministri, Dimitar Kovaçevski, në faqen e tij në Facebook.
“Të gjitha institucionet përgjegjëse për sigurinë po monitorojnë me vigjilencë situatën. Gjithashtu, sipas informacioneve të shkëmbyera ndërmjet shërbimeve të inteligjencës së sigurisë në vend, si dhe informacioneve të marra nga shërbimet e aleatëve tanë në aleancën e NATO-s, nuk ka indikacione që tregojnë për shkelje të sigurisë në Maqedoninë e Veriut”, thekson kryeministri në njoftimin.
Ai apelon për përshkallëzimin e ngjarjeve në Kosovë dhe për vazhdimin e dialogut dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura në mënyrë paqësore dhe demokratike.
