Atletico fiton derbin e Madridit
25.09.2023 12:24
Atletico Madrid ia ka shkaktuar disfatën e parë Real Madridit në edicionin aktual të La Ligas....

Atletico Madrid ia ka shkaktuar disfatën e parë Real Madridit në edicionin aktual të La Ligas. Atletico fitoi derbin e Madridit me rezultatin 3:1. Në këtë derbi local shkëlqeu Alvaro Morata. Të parin e shënoi në minutën e 4-t, ndërsa në minutën e 18-të për 2:0 shënoi Antoine Griezmann.
Reali Ngushtoi më pas epërsinë në 2:1 me Toni Kroosin. Por me të filluar pjesa e dytë, saktësisht në minutën e 46-të Morata shënoi golin e tretë për rezultatin final, 3:1. Me këtë fitore Atletico është ngritur në vendin e pestë me dhjetë pikë, kurse Reali mbetet në vendi ne tretë me 15 pikë.
