Silvinjo takon Brojën e Muçin
25.09.2023 12:27
Trajneri i Kombëtares Silvinjo bashkë me ndihmësit e tij kanë dalë “shëtitje” nëpër Europë...

Trajneri i Kombëtares Silvinjo bashkë me ndihmësit e tij kanë dalë “shëtitje” nëpër Europë, duke kontaktuar lojtarët e përfaqësueses dhe duke u dhënë atyre besim për sfidat e mbetura eliminatore.
Trajneri ka një duel përpara që është vendimtar, ai i 12 tetorit ndaj Çekisë, ku një fitore e çon automatikisht Shqipërinë në finalet e Europianit, në të kundërt duhen matur mirë forcat në dy ndeshjet pasardhëse. Pra Silvinjo ka dalë nëpër Europë duke ndjekur e kontaktuar futbollistët kuqezinj. Gjatë kësaj aventure evropiane, braziliani Silvinjo ka takuar Brojën dhe Muçin.
