Ismajli luan 50 minuta ndaj Interit

25.09.2023 12:28

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli, ka luajtur deri në minutën e 51-të për Empolin...

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli, ka luajtur deri në minutën e 51-të për Empolin që pësoi disfatë të dielën nga Interi me rezultatin 1:0. Ismajli u zëvendësua për shkak të lëndimit të muskulit të këmbës së djathtë, në ndeshjen e javës së pestë të Serie A italiane.
 
Për Interin është fitorja e pestë në po aq ndeshje të zhvilluara në kampionatin elitar të Italisë. Në portë te Empoli qëndroi Etrit Berisha, ndërsa Stiven Shpendi u paraqit deri në minutën e 79-të. Kristjan Asllani mbeti në stol te Interi. Interi është në vendin e parë me 15 pikë, ndërsa Empoli në vendin e fundit pa pikë.