Në Mavrovë më ftohtë dhe më shumë borë
10.03.2015 09:39
Shtresë më e lartë e borës, prej 99 centimetrave, në Maqedoni, mëngjesin e sotëm në orën 8 është matur në Mavrovë...

Dyzet centimetra borë ka në Pozharane, 37 në Gjurishte, 27 në Krushevë, 26 në Pozhar, 22 në Llazaropole, 13 në Kriva Pallankë, 9 në Berovë, 7 në Tetovë dhe 3 centimetra në Manastir.
Temperaturë më e ulët prej minus 4 gradë Celsius është matur në Mavrovë, pas së cilës pasojnë Krusheva me -3, Llazaropole me -2, Berova dhe Kriva Pallanka 0 gradë, 1 gradë në Kumanovë, Dibër dhe Pretor, 2 në Manastir, Prilep, Ohër, Tetovë, 3 në Shkup, Shtip, Vinicë, 4 në Demir Kapi, Kavadar, Strumicë dhe 5 në Dojran dhe Gjevgjeli.
