Gjimshiti titullar në fitoren e Atalantës

25.09.2023 12:29

Atalanta fitoi 2-0 ndaj Kaljarit të Klaudio Ranierit....

Atalanta fitoi 2-0 ndaj Kaljarit të Klaudio Ranierit. Goli i parë erdhi në minutën e 33′ nga Lukman, falë asistit të De Ketelares. Sfida u vulos në të 76′ nga Pashalik.
 
Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Berat Gjimshiti e nisi sfidën si titullar dhe luajti gjatë gjithë ndeshjes. Ai bëri një performancë shumë të mirë dhe kjo mund të ketë ndikim pozitiv në komandën që ai mund të marrë në duelin me Çekinë.