Botë

Frika për spastrim etnik, armenët largohen nga Nagorno-Karabakh

25.09.2023 12:16

Nga rajoni i trazuar, por tashmë në armëpushim i Nagorno-Karabakh, të shumtë janë banorët...

Nga rajoni i trazuar, por tashmë në armëpushim i Nagorno-Karabakh, të shumtë janë banorët që po largohen drejt Armenisë me gjithçka munden. Janë me qindra refugjatë që mbërritën këtë fundjavë nga kufiri me Azerbajxhanin drejt Armenisë, me makinë, në këmbë apo me ambulancë.
 
Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashanian, tha se qeveria është gati për t’i mirëpritur, edhe në qoftë se 120 mijë etnikë armenë janë gati të zhvendosen.
 
Azerbajxhani pushtoi zonën në të cilën jetojnë 120 mijë etnikë armenë dhe thotë se dëshiron që edhe ata të integrohen si qytetarë të barabartë me azerët. Por, Armenia paralajmëroi se ata mund të përballen me një spastrim etnik. Nagorno-Karabakh, një rajon malor në Kaukazin jugor, është ndërkombëtarisht i njohur si pjesë e Azerbajxhanit, por ka qenë nën kontrollin e etnikëve armenë prej së paku 3 dekadash.