Ekonomi

Komisioni Rregullator i Energjetikës mori vendim, me të cilin bëhet ulje e çmimeve

25.09.2023 13:25

Komisioni Rregullator i Energjetikës mori vendim, me të cilin bëhet ulje e çmimeve...

Komisioni Rregullator i Energjetikës mori vendim, me të cilin bëhet ulje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 1,05% në raport me vendimin e datës 18.9.2023.
 
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të EURODIZELIT (DЕ V) ulen për 1,50 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulet për 1,00 den/l.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,447 den/kg dhe do të jetë 48,715 den/kg.
 
Nga data 26.9.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 89,00 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 91,00 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 85,50 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 85,00 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 48,715 (denarë/kilogram)