Gjendet trupi i një terroristi tjetër të armatosur rëndë në afërsi të manastirit në Banjskë
25.09.2023 13:41
Policia e Kosovës ka gjetur sot edhe një trup tjetër të pajetë...

Policia e Kosovës ka gjetur sot edhe një trup tjetër të pajetë, të njërit prej sulmuesve terrorist të vrarë dje, që sulmuan policinë dhe vranë rreshterin Afrim Bunjaku.
Lajmi është bërë i ditur për Demokracia.com nga burime brenda Policisë së Kosovës.
Trupi i pajetë i terroristit mësohet se është gjetur në malin e fshatit Banjskë, në afërsi të manastirit, i uniformuar dhe i armatosur rëndë.
Dje zyrtarisht është konfirmuar për tre terroristë të vrarë. Trupi i gjetur sot e çon në katër numrin e terroristëve të eliminuar.
