Moti sot kryesisht me vranësira

10.03.2015 09:42

Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira, pasdite dhe gjatë natës me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në vendet më të larta dhe në male reshje të borës...

Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura maksimale do të lëvizë interval prej tre deri në tetë gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht i vranët, pasdite me kushte për reshje të përkohshme të shiut, të cilat gjatë natës është e mundur të kalojnë në borë të dobët. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura do të ulet arrijë deri në gjashtë gradë Celsius.

Në ditët në vijim do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut dhe borës së lehtë, në juglindje reshje kryesisht të shiut, ndërsa në malet të borës.Të enjten dhe të premten do të fryejë mesatare veriore, e cila në momente në disa vende do të përforcohet.