Petrovska priti homologun norvegjez, siguria, temë kryesore e takimit

25.09.2023 14:50

Situata e sigurisë në Evropë, në Ukrainë dhe rajon dhe bashkëpunimi dypalësh mes Maqedonisë së Veriut dhe Norvegjisë...

Situata e sigurisë në Evropë, në Ukrainë dhe rajon dhe bashkëpunimi dypalësh mes Maqedonisë së Veriut dhe Norvegjisë, ishin temat kryesore në takimin mes ministres së mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe atij norvegjez, Bjorn Arild Gram. Epilogu i padukshëm i luftës së Ukrainës nxit nevojën për unifikim, tha ministri norvegjez, ndërkaq potencon dënimin e sulmeve ruse mbi këtë vend.
 
“Biseduam për sfidat kryesore të politikës së sigurisë me të cilat ballafaqohemi në Evropë, sulmin rus në Ukrainë, aktivitetet e NATO-s, si dhe përforcimin dhe bashkëpunimin dypalësh të sigurisë. U dakorduam se sulmet ruse ndaj Ukrainës duhet të dënohen. Lufta në Ukrainë mund të zgjatet dhe është me rëndësi që të mbetemi të bashkuar dhe të vazhdojmë me përkrahjen e fuqishme të Ukrainës.”, - deklaroi ministri i Mbrojtjes në Norvegji, Bjorn Arild Gramm. 
 
Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, mes tjerash numëron përfitimet e shtetit tonë që vijnë nga bashkëpunimi me Norvegjinë.
 
“Me përkrahjen tuaj, jo më pak të rëndësishëm, e theksoj projektin  me të cilin së bashku ndërtojmë integritetin në ministri, si një nga programet kruciale dhe njëkohësisht kemi ndërtuar Qendrën rajonale për marrëdhëniet me publikun, i cili për momentin është në fazën e  zhvillimit intensiv për t’u bërë shkollë NATO-je për marrëdhënie me publikun. Nga kjo shkollë do të fitojnë RMV-ja, Norvegjia dhe anëtarët e NATO-s.”, - theksoi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska. 
 
Norvegjia do t’i dhurojë vendit tonë 70 automjete ushtarake, mbështetje për programin në sektorin e mbrojtjes, projekte në luftën kundër korrupsionit dhe integritetet e mbrojtjes, zhvillimin e poligonit në Krivollak, u tha në konferencën për media nga dy ministrat e mbrojtjes, anëtare të NATO-s.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU