Fillon ceremonia e varrimit të policit Afrim Bunjaku

25.09.2023 16:51

Ka filluar ceremonia e varrimit të policit Afrim Bunjaku....

Ka filluar ceremonia e varrimit të policit Afrim Bunjaku, i cili u vra të dielen në fshatin Banjskë të Zveçanit, në veri.

Varrimi i tij është paralajmëruar të bëhet në ora 16:00, në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë.

Kujtojmë se polici i ndjerë Afrim Bunjaku, u shpall sot “Hero i Kosovës” nga presidentja Vjosa Osmani.