Ndryshimet në Kodin Penal, nuk janë bërë konsultime me Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorinë Publike
As Këshilli Gjyqësor dhe as Këshilli i Prokurorëve Publik....

As Këshilli Gjyqësor dhe as Këshilli i Prokurorëve Publik nuk janë konsultuar për ndryshimet në Kodin Penal, nga të cilat më së shumti reagime ka shkaktuar ulja e dënimeve për veprat e keqpërdorimit të pozitës dhe kompetencave zyrtare dhe bashkimit kriminal.
Kryetarët e të dy organeve sot dërguan kritika se duhet të konsultoheshin gjyqtarët dhe prokurorët dhe se i gjithë procesi duhej të ishte më transparent.
“Gjej vërejtje në pjesën e transparencës, në kuptimin që në njëfarë mënyre gjithçka u zbatua me nxitim pa pasur pjesëmarrjen apo mendimin tonë si Këshill Gjyqësor. Do të ishte e përshtatshme dhe korrekte që të kishte një procedurë transparente, ku do të dëgjohej mendimi ynë në lidhje me çdo ndryshim.”, - deklaroi kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev.
Ndryshimet nuk i janë dorëzuar as Këshillit të Prokurorëve Publik për mendim. Ose vonohet dorëzimi ose nuk e di si, e rëndësishme është që nuk i kemi marrë, thotë i pari i këtij organi, Antonio Jolevski. Ai u tregua më i rezervuar në komentet e tij, por tha se për ndryshimet është dashur të konsultohen prokurorët.
“Më mirë do të ishte që të përgjigjet Prokuroria Publike, sepse ata janë praktikantët që i punojnë çështjet në hierarki dhe varësi dhe janë më të aftët të analizojnë se si një ndryshim i tillë në Kodin Penal do të ndikojë në punën e tyre. Mendoj se munden me të dhëna konkrete, me numra, ndërsa ne si Këshill nuk kemi kompetencë në atë pjesë, pra nuk veprojmë për raste konkrete, nuk i inspektojmë rastet aktuale. Prandaj, prokurori publik duhet të vendosë nëse dhe sa do të ndikojnë ndryshime të tilla.”, - deklaroi kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik, Antonio Jolevski.
Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorisë Publike sot nënshkruan memorandum bashkëpunimi në disa fusha që janë pjesë e fushës së përbashkët të punës. (Sedat Selimi, TVM2)
