Maqedoni
Lufta rajonale kundër ekonomisë gri, të harmonizohen sistemet doganore e kufitare
25.09.2023 19:03
Bashkëpunimi rajonal në fushën e tatimeve për vendet që kanë sisteme të ngjashme tatimore...

Bashkëpunimi rajonal në fushën e tatimeve për vendet që kanë sisteme të ngjashme tatimore me atë të RMV-së ishte fokusi i ekspertëve në konferencën “Integrimi rajonal përmes sistemeve më të mira tatimore dhe doganore të vendeve të Ballkanit Perëndimor”.
Sipas ekspertëve, vendet nga rajoni duhet të punojnë për harmonizimin e sistemeve doganore dhe kufitare, në mënyrë që të ketë efikasitet, shpejtësi dhe transparencë më të madhe në luftën kundër ekonomisë gri, e cila në rajon është më e lartë se 30 për qind.
“Rekomandimet do to të ishin përmirësimi i administrimit tatimor në vendet e Ballkanit Perëndimor te të gjitha llojet e tatimeve. Neve na duhen informatat se sa qytetarët tonë duke punuar përmes internetit i marrin paratë në kesh dhe i çojnë p.sh. në Mal të Zi. Nga unë nuk do të merrni informacione se kush janë ata njerëz, por ky është trend që duhet mbyllur në kuadër rajonal, sepse nuk do të tentojnë t’i marrin paratë në Austri apo Holandë, sepse do të kenë përballë organet që luftojnë dukuritë e tilla.”, - theksoi eksperti për Sistemin Tatimor, Pavle Gatsov.
“Koordinimi i përbashkët i vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të fillojë. I tërë rajoni ka ekonominë gri, e cila është më e lartë se 30 për qind. Nëse ka vullnet mund të implementohen zgjidhje që do të kishin efekt në afat më të shkurtër kohor. Një prej tyre është vendet e Ballkanit Perëndimor të bëjnë marrëveshje për uljen e limitit për pagesë në kesh. Sipas meje është tejet me rëndësi në luftën kundër ekonomisë gri të keni sisteme e masa që do ta bëjnë këtë.”, - u shpreh ish-ministri i Financave, Dragan Tevdovski.
