Në Shkup dje 11 aksidente, kaçubeti ka larguar 75 automjete

10.03.2015 09:47

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së komunikacionit është kryer ekspertizë në gjithsej 11 aksidente komunikacioni...

Prej tyre, dy janë me pasoja dëme materiale dhe tetë janë me pasoja lëndime të lehta trupore, ku lëndime të lehta kanë pësuar tre shoferë të automjeteve, tre këmbësor, dy bashkëudhëtar dhe një motoçiklist.

Ka ndodhur edhe një aksident me pasoja lëndime të rënda trupore, ku lëndime të rënda ka pësuar një person, ndërsa lëndime të lehta kanë pësuar tre persona.

Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së komunikacionit janë zbuluar dhe sanksionuar 17 shoferë, të cilët nuk e kanë respektuar shpejtësinë e lejuar të qarkullimit, prej tyre 11 shoferë kanë vozitur me shpejtësi mbi 90 kilometra në orë në lagje të banuara, shtatë shoferë nuk i kanë respektuar shenjat e komunikacionit në udhëkryqe, ndërsa pesë shoferë kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, respektivisht nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve në vendkalimet për këmbësor.

Me ndihmën e automjetit special "kaçubet" gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 75 automjete, të cilët kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Për sot nuk ka paralajmërime për ngjarje të jashtëzakonshme, me ç’rast pritet që komunikacioni të zhvillohet rrjedhshëm dhe sipas rregullativës ekzistuese të komunikacionit.